Lajme

Edi Rama do të mbajë sot fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

09/25/2026 07:29
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas agjendës së publikuar, Rama pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme rreth orës 16:20, ndërsa rreth orës 17:00 është planifikuar fjalimi i tij.

Kryeministri ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.