Kombëtarja e Kosovës i afrohet përballjes me Irlandën me një bilanc pozitiv në pesë ndeshjet e fundit zyrtare.
Në këto pesë takime, Dardanët kanë regjistruar tri fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, duke treguar formë të mirë para sfidës së radhës, transmeton GazetaBlic Sport.
Rezultatet e fundit kanë rritur besimin në kampin kosovar, ndërsa skuadra synon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në përballjen ndaj Irlandës.
Me përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve, Kosova hyn në këtë sfidë me synimin për të dhënë maksimumin dhe për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.
/GazetaBlic Sport/


