Sporti

David Alaba zyrtarisht nënshkruan me klubin e Serie A, Udinese

09/24/2026 14:50
nga:L J

Pas përfundimit të kontratës së tij me Real Madridin më 30 qershor 2026, David Alaba u bë lojtar i lirë.

Futbollisti austriak së fundmi u përfol se mund të kalonte te Hamburger SV dhe 1. FC Union Berlin – klube që po hasin vështirësi në fazën mbrojtëse. Tani gjithçka është zyrtare: Alaba nuk do të kalojë në Bundesligë, por në Itali.

David Alaba ka nënshkruar kontratë me klubin e Serisë A, Udinese, deri më 30 qershor 2027.

Klubi italian e njoftoi zyrtarisht marrëveshjen të enjten.

/GazetaBlic Sport