Lajme

Ramadani: Sulmin në Banjskë e organizoi dhe e paralajmëroi Serbia, destabilizimi i Ballkanit mbetet qëllim i tyre

09/24/2026 09:31
nga:Y I

‘Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’.

Kështu tha deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status në facebook, duke kutuar 3 vjetorin e sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ai tha se Serbia e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist.

“Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë!Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist.Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre.Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin” shkruan Ramadani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: