Lajme

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas në Nju Jork, Bosnja e ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

09/24/2026 09:18
nga:Y I

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq ngriti çështjen e varrimit të kriminelit serb, Kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq me nderime shtetërore në Serbi, në drekën ku ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e ministri i Punëve të Jashtme i Beogradit, Marko Gjuriq.

“Ministri i Punëve të Jashtme Dino Konakoviq iu bashkua partnerëve të Ballkanit Perëndimor për një drekë joformale të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian Kaja Kallas”, thuhet në një njoftim të MPJ-së boshnjake në X.