Cristiano Ronaldo ka folur për vazhdimësinë e tij me Kombëtaren e Portugalisë, duke shprehur kënaqësinë për të qenë sërish pjesë e skuadrës në një epokë të re.
Ylli portugez theksoi lidhjen e veçantë që ka me përfaqësuesen, të cilën e konsideron si shtëpinë e tij. Me një trajner të ri dhe një kompeticion të ri përpara, Ronaldo shprehet i motivuar për të vazhduar të përfaqësojë vendin e tij.
“Është shtëpia ime dhe, sigurisht, është një epokë e re, një trajner i ri. Jam shumë i lumtur që jam këtu edhe për një vit, për këtë garë të re”, u shpreh Ronaldo.
Në këtë fazë të karrierës, 41-vjeçari mbetet një nga emrat kryesorë të Portugalisë, ndërsa vëmendja është te paraqitjet e tij në sfidat e radhës me Kombëtaren.
/GazetaBlic Sport/


