Christian Eriksen ka ndërprerë me marrëveshje të përbashkët kontratën me Wolfsburgun, vetëm tre muaj pas incidentit gjatë një ndeshjeje me Danimarkën.
34-vjeçari nuk ka luajtur që prej qershorit, kur u rrëzua gjatë ndeshjes miqësore të Danimarkës ndaj Ukrainës.
Pas incidentit, Eriksen nisi një program individual rehabilitimi në Danimarkë, ndërsa klubi konfirmoi se ai do ta zhvillonte procesin e rikuperimit në vendlindjen e tij.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse Eriksen do ta vazhdojë karrierën e tij në futboll.
/GazetaBlic Sport/


