Lajme

Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a do zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

09/23/2026 19:11
nga:G B

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë ka ardhur reagimi nga deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

Sipas Bajqinovcit, opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja.Sipas Gjykatës Kushtetuse Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedh presidentin e Kosovës deri me 6 tetor.

Postimi i plotë:

Deri dje opozita kërkonte zgjedhje.

Tash, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, opozita duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e saj, a e voton Presidentin apo vazhdon të kërkojë zgjedhje?