Lajme

Presidenti kinez nis vizitën shtetërore në Uashington, Trumpi e pret në aeroport

09/23/2026 18:35
nga:L J

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet të mbërrijë sonte në Uashington, ku do të nisë vizitën e tij të parë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas më shumë se një dekade.

Presidenti amerikan, Donald Trump raportohet se do ta presë personalisht Xi Jinping në pistën e aeroportit, në vend që të presë mbërritjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.

Vendimi i Trump për ta pritur liderin kinez që në mbërritje shihet si një sinjal i rëndësisë që administrata amerikane i kushton vizitës dhe marrëdhënieve mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë.

Vizita e Xi Jinping vjen në një periudhë kur marrëdhëniet ShBA–Kinë mbeten një çështje me rëndësi të veçantë për tregtinë, sigurinë dhe çështjet gjeopolitike.