Muhamet Hamiti nga LDK-ja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se Vetëvendosja (VV) e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.
“Se Kuvendi është konstituuar pas afatit ka qenë e ditur për këdo që di shqip”, ka shkruar Hamiti.
Sipas tij, VV-ja e Kurtit ka shkelur edhe interpretimin e saj, përmes të cilit, i kishte dhënë vetes kohë shtesë për konstituimin e Kuvendit pas përfundimit të afatit kushtetues.
“Pushteti i VV-së e ka shkelur më shumë herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë në Kosovën demokratike!”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë:
“Se Kuvendi është konstituuar pas afatit ka qenë e ditur për këdo që di shqip.
Vetëvendosja (VV) e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda afatit kushtetues 30-ditor mbas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare.
Për më tepër, VV-ja e Kurtit e shkeli edhe interpretimin e vet abritrar me të cilin i jepte vetes kohë shtesë për konstituim të Kuvendit pas kalimit të afatit kushtetues.
Pushteti i VV-së e ka shkelur më shumë herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë në Kosovën demokratike!”


