Lajme

Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

09/23/2026 14:58
nga:L J

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Njoftimi i Gjykatës:

TË KONSTATOJË që afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit tëRepublikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026;