Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri rreth orës 12:00 në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit”, ka deklaruar Krasniqi.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e zjarrit


