Valencia ka konfirmuar emërimin e Javier Aguirres si trajnerin e ri të ekipit deri në fund të sezonit.
Klubi gjithashtu bëri të ditur se në kontratën e trajnerit meksikan ekziston mundësia për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.
Klubi i La Ligës e shkarkoi Carlos Coberanin më 13 shtator, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit të ri.
Aguirre, i cili e udhëhoqi Meksikën deri në fazën e 1/16-ave të finales në Kupën e Botës 2026, ka një detyrë të vështirë përpara për ta shpëtuar Valencian nga rënia e mëtejshme.
“Los Che” renditen në vendin e parafundit në La Liga, me vetëm tri barazime në shtatë ndeshje.
/GazetaBlic Sport


