Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Udinese ka arritur një marrëveshje verbale për të afruar David Alabën si lojtar të lirë.
Mbrojtësi qendror, i cili u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar, kishte marrë oferta nga klube si Union Berlin, Hamburg, Club America dhe Lazio, por Udinese ka fituar garën për të siguruar shërbimet e tij.
Ky është një transferim i bujshëm për klubin italian, i cili po kërkon një figurë të rëndësishme në mbrojtje për t’u këndellur pas nisjes së vështirë të sezonit të ri në Serie A.
Ata e shitën Thomas Kristensenin te Atalanta gjatë verës, ndërsa mbrojtësi kryesor qendror, Oumar Solet, aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.
/GazetaBlic Sport


