Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se zyrtarët amerikanë patën një takim “shumë të mirë” me një delegacion Iranian.
Takimi ka ndodhur ndërmjet ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi me Steve Ëitkoff, të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump, në kuadër të margjinave në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Nuk është raportuar për ndonjë përparim thelbësor nga bisedimet e organizuara nga Katari, të parat që nga dështimi i armëpushimit të qershorit.
Më parë, Trump i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Irani përballet me një zgjedhje midis arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në ose përballjes me veprime të mëtejshme ushtarake.
Trump tha se beson që Uashingtoni dhe Teherani do të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.


