Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas natës së shtatë të protestës kundër vendimit në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve gjatë protestave.
“Shtatë ditë zë, qëndresë dhe vendosmëri. Kur qytetarët bashkohen, mesazhi bëhet edhe më i fortë. UÇK”, ka shkruar ai.



