Lajme

Behrami: Nuk kemi kohë, PDK-ja ka vullnet për konsensus, por jo për të blerë kohë

09/22/2026 23:12
nga:L J

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar në emisionin “Click” të RTV21 se partia e tij është e gatshme të arrijë konsensus politik lidhur me zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Behrami tha se për PDK-në kjo çështje është e rëndësishme për ruajtjen e, siç u shpreh ai, “themeleve të shtetit”, të cilat sipas tij kanë pësuar goditje pas vendimit të Hagës.

“PDK-ja e ka vullnetin për të arritur konsensus për këtë temë. Për neve kjo temë është më e rëndësishme për t’i ruajtur fundamentet e shtetit, që kanë pësuar goditje prej vendimit në Hagë. Nuk kemi kohë”, tha Behrami.

Ai shtoi se, sipas tij, nëse PDK-ja vëren mungesë vullneti nga partia në pushtet, atëherë ekziston rreziku që të kërkohet shtyrje e veprimeve.

“Por nëse PDK-ja e sheh që nuk ka vullnet nga partia në pushtet, ata kërkojnë me ble kohë”, deklaroi Behrami.