Milot Avdyli ka folur për emocionet e tij pas ftesës së parë në Kombëtaren A të Kosovës.
Sulmuesi, i cili ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e “Dardanëve”, është grumbulluar nga Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
“Kam qenë në të gjitha gjeneratat. Normal është një ndjenjë e papërshkrueshme me luajt për kombëtaren A, krejtësisht ndryshe. Shpresoj që kam me tregu vetën dhe kemi me zhvillu katër ndeshje shumë të mira”, deklaroi Avdyli.
Ai foli edhe për pritjen në ekip dhe objektivat e Kosovës, duke shpresuar për rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.
“Besoj që kemi me pas rezultate pozitive, tu e pas parasysh çfarë ekipi kemi. Kemi lojtarë të rinj dhe me eksperiencë që munden me bo dallimin dhe shpresoj që mund t’i fitojmë ndeshjet”, u shpreh Avdyli.
/GazetaBlic Sport/


