Sporti

Mjekja e Granit Xhakës: Unë e vaksinova siç duhej

09/22/2026 20:10
nga:Mergim Rreci

Rasti i certifikatës së Covid-19 të Granit Xhakës ka marrë një tjetër kthesë. Futbollisti zviceran ka pranuar se kishte marrë një certifikatë vaksinimi në vitin 2022, ndërsa mjekja Andrea L, e cila ia lëshoi dokumentin, këmbëngul se Xhaka është vaksinuar realisht.

Sipas mjekes, Xhaka kishte kaluar më herët Covid-19 dhe vaksinimi i tij u konsiderua si dozë përforcuese. Ajo thotë se vaksinimi është kryer në mënyrë të rregullt dhe se certifikata pasqyronte këtë procedurë.

Ndërkohë, policia kishte kontrolluar klinikën e saj në vitin 2023 dhe kishte sekuestruar dokumente, mes tyre edhe materiale të lidhura me Xhakën. Mjekja mohon gjithashtu raportimet se klinika e saj është mbyllur, duke deklaruar se vazhdon aktivitetin normal.

Xhaka, nga ana tjetër, i qëndron deklaratës së tij publike për rastin dhe nuk ka dhënë komente të tjera. Hetimi për rrethanat e certifikatës vazhdon, ndërsa për të gjithë personat e përfshirë vlen prezumimi i pafajësisë.

/GazetaBlic Sport/