Sporti

Mbappe nën presion: Fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë

09/22/2026 18:59
nga:Mergim Rreci

Fushata intensive mediatike e Kylian Mbappe për “Topin e Artë” mund të ketë efektin e kundërt nga ai që pritet.

Gazetari Romain Molina pretendon se përpjekjet e shumta për të promovuar kandidaturën e yllit francez po ndikojnë më shumë negativisht sesa pozitivisht në shanset e tij për ta fituar çmimin.

Mbappe mbetet një nga favoritët e diskutimit për trofeun individual, por mënyra se si po zhvillohet kjo fushatë mund të ndikojë në perceptimin e votuesve.

“Fushata mediatike e Mbappe për ‘Topin e Artë’ po ka më shumë efekt negativ sesa pozitiv”, shkroi Molina.

/GazetaBlic Sport/