Sporti

Mikel Arteta arrin marrëveshje me Arsenalin për kontratën e re afatgjatë

09/22/2026 14:49
nga:L J

Mikel Arteta ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë atë në stadiumin Emirates për disa vite tjera, sipas BBC Sport.

Marrëveshja ekzistuese e spanjollit do të skadojë në fund të sezonit 2026-27, por bisedimet kanë përparuar ndjeshëm, me të gjitha palët të sigurta për arritjen e një rinovimi.

Arteta më parë e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Londrën veriore.

“Të gjithë ndihen të qetë që koha e kontratës nuk do të jetë problem sepse vullneti im është sigurisht të jem këtu dhe jam shumë i lumtur këtu”, tha Arteta muajin e kaluar.

Marrëveshja e re do të përfshijë një rritje të ndjeshme të pagës së tij aktuale prej 10 milionë funtesh në vit plus 5 milionë funte në bonuse.

/GazetaBlic Sport