Lajme

“Jo në emrin tim”- Prishtina pret qytetarët në natën e 7-të radhazi

09/22/2026 11:24
nga:Y I

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet protestë.

Kjo e martë shënon natën e shtatë radhazi, që qytetarët kundërshtojnë njëzëri vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Si çdo natë tjetër, protesta edhe sonte do të mbahet me fillim nga ora 21:00.

Ndërkohë, ishte nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati ajo që bëri të ditur vazhdimin e protestës.