Lajme

Në Zvicër mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani

09/21/2026 23:13
nga:G B

Të dielën në Zvicër, do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani.

Akademia Përkujtimore do të mbahet më 24 tetor, në Hotel Toss, në Winterthur të Zvicrës, duke filluar në orën 17:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në emër të Këshillit Organizativ në Zvicër, kemi nderin t’ju ftojmë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Heroit të Kombit, Abedin Rexha – Sandokani.

Kjo akademi i kushtohet jetës, veprës dhe kontributit të Heroit tonë, i cili me përkushtim dhe sakrificë të tij në shërbim të Atdheut u bë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kombëtare.

Prania juaj në këtë përkujtim do të jetë një nderim i veçantë për figurën dhe veprimtarinë e tij të gjatë në shërbim të vendit, si dhe një dëshmi e respektit që ruajmë për ata që shërbyen me përkushtim dhe sakrificë lirisë së vendit.

Në këtë akademi do të jetë e pranishme edhe Sanije Rexha, bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e Heroit Abedin Rexha – Sandokani, e cila do të ndajë me të pranishmit kujtime, rrëfime dhe momente nga jeta dhe rruga e përbashkët e Sandokanit.

Akademia Përkujtimore do të mbahet më 24 tetor, në Hotel Toss, në Winterthur të Zvicrës, duke filluar në orën 17:00.

Ju ftojme të na bashknagjiteni në nderimin të Heroit tonë.