Sporti

Zyrtare: Maldini nuk kishte konsumuar drogë kur u aksidentua

09/21/2026 15:09
nga:L J

Testet toksikologjike të kryera ndaj Daniel Maldinit pas aksidentit me makinë fundjavën e kaluar në Milano kanë dhënë rezultate negative.

Mostrat e marra në spitalin Niguarda treguan se rezultatet “nuk ishin të pajtueshme” me drejtimin nën ndikimin e drogës.

Megjithatë, lojtarit të Cagliarit dhe ekipit kombëtar italian i është hequr leja e drejtimit për shkak të një testi pozitiv të alkoolit.

Një ditë pas aksidentit, mostrat e marra në një laborator në Cagliari treguan gjithashtu një rezultat negativ për drogë. Avokati i lojtarit, Danilo Buongiorno, deklaroi kategorikisht: “Daniel nuk ka përdorur kurrë drogë”.

“Nuk e kuptoj si mund të dalin lajme të tilla”, komentoi gjithashtu presidenti i klubit Tommaso Giulini.

/GazetaBlic Sport