Franco Foda ka folur në lidhje me ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Kosovës në Nations League ndaj Austrisë, Izraelit dhe Irlandës.
Foda foli për largimet nga Kosova, pensionimet, ardhjet e reja, kontaktet me lojtarë dhe duelet shumë të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Spor.
Ja deklarata e tij:
Sa është gati Kosova për këto katër ndeshje?
“Jemi shumë të gëzuar, mezi presim t’i luajmë këto ndeshje. Çdo ndeshje duam ta fitojmë, kemi disa mungesa, por kemi shtuar edhe disa lojtarë të rinj. Kemi një ekip të mirë, që ka uri për fitore”
Mungesa dhe pensionimi i lojtarëve?
“Po, na mungojnë disa lojtarë me shumë përvojë. Kemi 27 lojtarë të tjerë, për të cilët kam 100% besim, me këta lojtarë do kemi paraqitje shumë të mirë, tani do gjejmë një formacion ideal, ky është futbolli, ka lëndime, mungesa, e tërheqje. Por kur ka largime, ka mundësi të reja për lojtarët tjerë të rinj”
Largimi i Rrahmanit?
“E saktë, më ka telefonuar dhe kemi biseduar, detajet mbesin mes nesh. Kam tentuar t’ia ndryshojë mendjen, por nuk kam mundur dhe si trajner ia pranoj këtë. Ia uroj gjitha të mirat”
Deklaratat e Hadërgjonajt për pakënaqësi?
“Nuk kam folur me të, vendimin etij e kam kuptuar përmes mediave. Unë gjithë lojtarëve të mi ia fali besimin e plotë, gjithë i përkrahi dhe fatkeqësisht s’e kuptoj arsyen e tërheqjes së tij. Ia uroj gjitha të mirat. Lojtarët që i kemi në dispozicion, duhet të luajnë me zemër për Kosovën dhe ta jep maksimumin në ndeshje. Secili duhet ta pranojë që kur të ftohet mund edhe të mos luajë…
Kapiteni i ri?
Do ta bisedojmë me lojtarët brenda dhe do ta vendosim bashkë.
Vedat Muriqi?
Jam i kënaqur me paraqitjen e tij dhe golat në ndeshjen e fundit, poashtu edhe me Zhegrovën, Zabërgjën e Krasniqin. Kemi një sulm shumë të mirë, me opsione.
Milot Avdyli?
Avdyli ka pasur një sezon shumë të mirë, paraqitje esktrem të mira në mbrojtje tek Celje, kemi pa edhe në ofansiv që luan, pra ka mundësi të ndryshme tek ai, prandaj e ka merituar ftesën
Erblin Osmani?
Lojtarë si ai më pëlqejnë, luan me pasion dhe me zemër dhe do të luajë për Kosovën, ai jep energji të re. Secili lojtarë duhet të dëshmohet nga fillimi.


