Kombëtarja zvicerane e futbollit do të duhet t’i luajë katër ndeshjet e saj të radhës në Ligën e Kombeve pa kapitenin e saj, Granit Xhakën.
Kjo ndodh për shkak të pretendimeve se ai ka përdorur një certifikatë të falsifikuar për COVID-19.
Xhaka e kishte blerë një certifikatë të falsifikuar për COVID-in në vitin 2022, siç e pranoi ai vetë në një deklaratë të dhënë të hënën në mëngjes.
Si pasojë, Federata Zvicerane e Futbollit dhe Xhaka vendosën që ai të mos paraqitej në grumbullimin stërvitor në Belek këtë të hënë.
/GazetaBlic Sport


