Burim Ramadani, ka reaguar për zhvillimet e fundit, duke theksuar mbështetjen e qytetarëve ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani tha se “populli bashkohet për UÇK-në”, duke e cilësuar këtë si shprehje të dashurisë dhe respektit të thellë që, sipas tij, qytetarët kanë për UÇK-në.
“Kosova po ngritet në këmbë. Goditja që na u dha po na ridëshmon ndjenjën e thellë të dashurisë e përuljes që kemi për UÇK-në”, shkroi Ramadani.


