Skuadra e Vëllaznimit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi.
Vëllaznimi ka njoftuar se pas humbjes 1-5 me Ferizajn, me marrëveshje të përbashkët ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“NJOFTIM ZYRTAR
KF Vëllaznimi njofton opinionin sportiv se me marrëveshje të përbashkët, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi.
KF Vëllaznimi i uron Leotrimit suksese në vazhdimin e karrierës së tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin.
Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, shkruan klubi gjakovar.
/GazetaBlic Sport


