Lajme

Partia “Guxo”- Sulmet ndaj Donika Gërvallës kanë të bëjnë me Hagën apo ligjin për hulumtimin e pasurisë së pajustifikueshme?

09/19/2026 20:12
nga:Y I

Partia “Guxo” ka reaguar përmes një komunikate për media pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Guxo” thekson në reagimin e saj se është e papranueshme që po tentohet të liçohet politikisht, Zëvendëskryeministja dhe Ministrja Donika Gërvalla.

Në reagimin e tyre ngritet pyetja “pse përgjegjësia politike nuk kërkohet nga ata që e votuan, e negociuan dhe e mbështetën Gjykatën Speciale?”

“Pavarësisht vendimeve të gjykatave, lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi mbetet gjithmonë e drejtë dhe e shenjtë.Në këtë kontekst, pyetja shtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë: pse përgjegjësia politike nuk kërkohet nga ata që e votuan, e negociuan dhe e mbështetën Gjykatën Speciale? Sot, zhurmës së akuzave dhe baltosjeve u prijnë pikërisht ata që nëpër studio televizive e jashtë tyre kërkonin burgosje, lexonin lista me emra dhe ushtronin presione të pashembullta që ky ligj të votohej në Kuvend. Është e papranueshme që, në vend të një analize mbi bazën e fakteve dhe veprimeve konkrete se pse erdhi situata deri këtu, po tentohet të linçohet politikisht Zëvendëskryeministja dhe Ministrja Donika Gërvalla si një “fajtore” për këtë.Linçimi publik dhe baltosja e pashembullt, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike të personaliteteve të njohura kombëtare” thuhet në reagimin e “Guxo”.

“Shoqëria jonë duhet të vendosë nëse kërkon drejtësi vetëm kur ajo përkon me interesat e ngushta politike, a po kërkon një drejtësi të bazuar rreptësisht mbi kutet e ligjit apo mbi kutet e grupeve të cilat ligjin e konsiderojnë pronë”

Nga partia “Guxo” po ngritet edhe një pyetje tjetër “sulmet ndaj Donikës kanë të bëjnë me Hagën apo ligjin për hulumtimin e pasurisë së pajustifikueshme?”.

“Shqetësim qytetar, po.Protestë, po.Llogaridhënie, po.Linçim politik, në asnjë mënyrë” përfundon reagimin partia “Guxo” raporton “Gazeta Blic”.

Që nga shpallja e aktgjykimit dënues për ish-krerët e UÇK-së ka patur kritika të shumta dhe thirrje për dorëheqje për Donika Gërvallën.

Reagimi i plotë: