Lajme

Vendimi i Speciales- Të martën protestohet para ndërtesës së OKB-së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

09/19/2026 19:12
nga:Y I

Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar se të martën do të mbahet protestë para ndërtesës së OKB-së në New York.

Në njoftim shtohet se, protesta është thirrur nga pjesëtarët e komuniteti shqiptaro-amerikan.

“Të martën e 22 shtatorit në ora 18:00 do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në NEW YORK të SHBA-ve. Kjo protestë është thirrur nga pjestarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Dag Hammarskjöld Plaza, E. 47th St., mes 1st & 2nd Ave

22 shtator 2026

18:00’’, thuhet në njoftim.