Lajme

Haxhiu: Tri familje morën sot lajmin për familjarët e zhdukur me dhunë që prej vitit 1999!

09/19/2026 16:01
nga:Y I

Pas 27 vitesh pritjeje, tri familje të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë kanë marrë sot përgjigjen për fatin e më të dashurve të tyre.

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave janë zhvarrosur në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Në lidhje me këtë ka reaguar UD. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo ka shprehur solidaritet me familjet që pas dekadash pritjeje kanë mësuar fatin e familjarëve të tyre.

Haxhiu ka thënë se bashkëndjen edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim.

“Tri familje morën sot lajmin për familjarët e zhdukur me dhunë që prej vitit 1999. Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Ata ishin pjesë e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999.Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi.Jam pranë tyre në këtë ditë. Bashkëndjej edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

“