Arbër Hoxha po largohet nga Dinamo Zagreb dhe do ta vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe te Al Wahda.
Sipas raportimeve nga Kroacia, Dinamo pritet të përfitojë 2.5 milionë euro, 10% të një transferimi të ardhshëm dhe bonuse të mundshme.
Hoxha largohet nga Dinamo pas 117 ndeshjesh, ku realizoi 14 gola dhe 14 asistime. Vetëm sezonin e kaluar, shqiptari regjistroi 7 gola dhe 7 asistime në 42 paraqitje.
27-vjeçari iu bashkua Dinamos në janar 2024 nga Slaven Belupo, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për disa klube në Kosovë.
Hoxha është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe ishte pjesë e skuadrës kuqezi në Euro 2024.
/GazetaBlic Sport/


