Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, pasi gjatë kontrollit policor janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, një sasi e madhe barnash, para dhe një telefon mobil.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, te i dyshuari, janë gjetur 26.43 gramë kokainë, 182.44 gramë marihuanë, si dhe 2.44 gramë të tjera substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 221 pako me nga 30 copë diazepam dhe 165 pako me nga 30 copë bensedin.
Policia ka bërë të ditur se janë gjetur edhe 19 mijë e 625 euro para të gatshme, si dhe një telefon mobil.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.


