Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Afrim Mehmeti, e ka cilësuar si goditje të rëndë për popullin shqiptar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Mehmeti tha se vendimi nuk duhet parë vetëm në raport me veteranët, por si një ngjarje që, sipas tij, ka prekur mbarë popullin shqiptar.
“Jo vetëm për veteranët, por për të gjithë popullin shqiptar ka qenë goditje e rëndë”, tha Mehmeti.
Ai deklaroi se, sipas tij, ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë pasardhës të një kontributi të nisur nga dëshmorët e luftës.
“Këta liderët tanë në Hagë nuk janë vetëm çlirimtarë, por janë edhe pasardhës të një kontributi, të një aktiviteti të dëshmorëve që na lanë amanet çlirimin, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e këtyre organeve që sot i gëzojmë”, u shpreh ai.


