Në “Pressing” po diskutohet për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Gazetari Baton Haxhiu tha se aty flitej sikur Serbia nuk ka qenë fare në Kosovë dhe gjithçka ka kontrolluar UÇK-ja.
“Kishe përshtypje që njësia speciale e Serbisë, ushtria dhe policia kanë qenë në Beograd. Në asnjë moment nuk e përmendi pamundësinë e komunikimit në bazë të zonave”.
“Si është e mundur që dikush e ndërton rrëfimin dhe e poshtëron krejt një periudhë kohore të luftës”, ka thënë ai.


