Sporti

Man City mposht lehtësisht Norwichin në Carabao Cup

09/17/2026 22:25
nga:L J

Manchester City e kaloi me lehtësi ndeshjen e raundit të tretë të Carabao Cup kundër Norwich City-t, duke e mundur skuadrën e Championship-it me rezultatin 5-0.

Ishte një ndeshje me momente të veçanta për dy lojtarë, pasi Floyd Samba dhe Allan Elias shënuan në debutimin e tyre për gjigantët e Premier League-s.

Samba e mbylli ndeshjen me një dygolësh, Rayan Cherki shënoi golin e dytë të Cityt në pjesën e parë, ndërsa Ryan McAidoo gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës në kohën shtesë.

Në raundin e katërt, Man City do të presë Brightonin. Ndeshja do të luhet gjatë javës që fillon më 26 tetor, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur më vonë.

/GazetaBlic Sport