Paris Saint-Germain i ka ofruar Desire Doues një kontratë të re që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2032, sipas gazetës “L’Equipe”.
Kjo ofertë vjen ndërsa PSG vazhdon përpjekjet për të siguruar të ardhmen afatgjatë të disa lojtarëve kyç.
Kampionët e Francës po përgatisin gjithashtu marrëveshje të reja për Ousmane Dembele-n dhe Khvicha Kvaratskhelia-n. Dembele pritet ta zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2030.
Doue iu bashkua PSG-së nga Rennes në vitin 2024 dhe që atëherë është bërë një pjesë e rëndësishme e skuadrës.
/GazetaBlic Sport


