Lajme

“CR7 vjen me lujtë a”, “Me naftë të juajën a”, “katastrof”, FFK mbushet me komente negative pas rritjes së çmimeve të biletave

09/17/2026 19:29
nga:L J

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë qindra komentet pas publikimit të çmimit të biletave për duelin Kosovë – Irlandë.

Vërehet se çmimet e biletave janë shtrenjtuar nga 50% deri në 100% në krahasim me ndeshjet e kaluara, andaj kjo ka shkaktuar edhe reagim nga qytetarët, të cilët nuk janë të kënaqur me çmimet e reja, shkruan GazetaBlic Sport.

Një orë pas publikimit të postimit, FFK ka marrë 112 komente nga ndjekësit, shumica prej tyre negative, e disa edhe ironike.

Më poshtë keni disa nga komentet: