Sipas Simon Stone të BBC-së, për momentin nuk ka asnjë shenjë që drejtuesit e Man United po humbasin besimin te Michael Carrick.
Trajneri kryesor ka regjistruar disa rezultate të dobëta së fundmi, duke filluar me humbjen në ndeshjen hapëse ndaj Hull City-t dhe duke përfunduar me eliminimin nga Carabao Cup përballë Brighton-it, pavarësisht epërsisë 2-0 pas 10 minutash lojë.
Megjithatë, Carrick sapo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në muajin maj dhe do të ishte një kthesë e papritur që klubi t’ia faturonte atij të gjitha problemet.
Përkundrazi, klubi do të argumentonte se lojtarët duhet të rrisin nivelin e tyre të lojës.
/GazetaBlic Sport


