Sporti

Casemiro mbështet Messin për ta fituar Topin e Artë: “Ai është ende më i miri”

09/17/2026 16:35
nga:L J

Mesfushori i Inter Miamit, Casemiro, ka shprehur besimin se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, ka mundësi ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2026.

“Ai është ende më i miri. E vërtetoi këtë në Kupën e Botës dhe vazhdon ta vërtetojë në MLS. Shanset e Messit për të fituar ‘Topin e Artë’? E dimë se me të gjithçka është e mundur, dhe ai e tregoi këtë në Kupën e Botës. Por nuk më takon mua ta them këtë,” tha Casemiro.

Braziliani shtoi se, natyrisht, dëshiron që bashkëlojtari i tij të ketë sukses, edhe pse vendimi përfundimtar do t’u takojë votuesve.

“Kur luan me një bashkëlojtar, gjithmonë dëshiron që ai të fitojë, por kjo do të vendoset nga njerëzit që votojnë. Thjesht i uroj fat. Por dua që njerëzit ta shohin atë që bëri ai në Kupën e Botës, sepse kjo është shumë e rëndësishme,” shtoi ai.

/GazetaBlic Sport