Sporti

Joan Garcia i nënshtrohet testeve, Barça pret raportin mjekësor

09/17/2026 13:41
nga:Mergim Rreci

Barcelona po përgatit raportin mjekësor për gjendjen e portierit Joan Garcia, pasi spanjolli u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes ndaj Racing Santander.

Garcia pati një moment shqetësues në fund të pjesës së parë, kur rrëshqiti pranë portës. Për të shmangur përkeqësimin e situatës, trajneri Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte në pushim, duke futur në fushë Wojciech Szczęsny.

Pas ndeshjes, Flick konfirmoi se portieri kishte shqetësime në gju dhe se duhej pritur diagnoza e plotë për të përcaktuar shkallën e problemit.

Joan Garcia është larguar tashmë nga qendra stërvitore e Barcelonës pasi ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa klubi pritet të bëjë të ditur rezultatet nëpërmjet raportit zyrtar.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Barcelona mposhti Racing Santander 7-2 në La Liga, në një ndeshje ku Joan Garcia luajti vetëm pjesën e parë.

/GazetaBlic Sport/