David Beckham ka shprehur mbështetjen e tij për Lionel Messin në garën për Topin e Artë, duke vlerësuar paraqitjet e yllit argjentinas dhe ndikimin e tij në Kupën e Botës.
Beckham ka deklaruar se Messi duhet të jetë fituesi i çmimit prestigjioz individual, transmeton GazetaBlic Sport.
“Leo Messi duhet ta fitojë Topin e Artë”, u shpreh Beckham.
Beckham veçoi paraqitjen e Messit në Botëror, duke e konsideruar atë si një nga lojtarët më të spikatur të turneut.
“Ai ishte lojtari më i mirë i Botërorit. Ai pati një vit të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


