Sporti

De Paul pa dilema: Messi është zgjedhja e qartë për Topin e Artë

09/17/2026 09:08
nga:Mergim Rreci

Rodrigo De Paul ka shprehur bindjen e tij të plotë se Lionel Messi duhet të jetë zgjedhja për Topin e Artë, duke e cilësuar paraqitjen e argjentinasit në Kupën e Botës si diçka të jashtëzakonshme.

“Për mua, nuk ka asnjë debat”, është shprehur De Paul, duke theksuar se ajo që Messi ka bërë në një vit Botërori është e vështirë të krahasohet me çdo tjetër.

Sipas tij, Messi ka sfiduar çdo kufi të vendosur nga mosha dhe ka treguar edhe një herë nivelin e tij në skenën më të madhe të futbollit. De Paul vlerëson veçanërisht faktin se argjentinasi u përball me kundërshtarë të nivelit të lartë dhe, sipas tij, ishte lojtari më i mirë i turneut.

“Askush nuk ka bërë dhe askush nuk do të bëjë atë që bëri Messi në moshën 39-vjeçare. Ai i shtyu të gjithë kufijtë, pavarësisht moshës”, ka deklaruar De Paul.

Për mesfushorin argjentinas, performanca e Messi-t në Botëror është argument i mjaftueshëm për të mos pasur dilema rreth çmimit individual.

“U përball me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ishte lojtari më i mirë në Botëror. Për mua, thjesht nuk ka asnjë pyetje”, përfundoi De Paul.

/GazetaBlic Sport/