Lajme

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

09/16/2026 21:05
nga:L J

Leonora Jakupi ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé”, ku ka folur hapur për Gjykatën Speciale dhe dëshmitë e paraqitura në proceset gjyqësore.

Gjatë intervistës, Leonora ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me identitetin e dëshmitarëve, duke pretenduar se shumica e tyre ishin shqiptarë.

“Ky popull paska pas shpiuna”, ka deklaruar këngëtarja.

Deklaratat e saj vijnë në kuadër të diskutimit për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale dhe çështjeve që lidhen me vendimin ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.