Sipas gazetarit Alex Pintanel, Barcelona pritet të hapë pjesërisht nivelin e tretë të stadiumit “Spotify Camp Nou” në fillim të vitit 2027, gjë që mund ta rrisë kapacitetin e spektatorëve në 70,000-72,000.
Rinovimi i stadiumit ikonik të Barçës po ecën mbarë dhe klubi synon ta ketë stadiumin plotësisht të gatshëm në kohë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2029.
Ndërsa kapaciteti aktual është 62,652 vende, “Blaugranat” janë gati për një rritje të konsiderueshme në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Kapaciteti i stadiumit mund t’i kalojë 104,000 vende pasi të përfundojë rizhvillimi, duke e renditur atë mes stadiumeve më të mëdha të futbollit në Evropë.
/GazetaBlic Sport


