Lajme

18 vite burg për Kadri Veselin

09/16/2026 11:38
nga:Genita C

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit.

Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Procesi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së është zhvilluar për disa vite në Hagë, ndërsa sot është bërë publik vendimi për Veselin.