Lajme

Orët e pritjes drejt fundit, qindra qytetarë në shesh me sy nga Haga

09/16/2026 09:58
nga:L J

Pak minuta para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është stërmbushur me qytetarë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për ta përcjellë nga afër momentin e shpalljes së verdiktit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.