Lajme

Sami Lushtaku e përcjell nga Skenderaj verdiktin e Hagës: Shpresa gjithmonë ekziston, por edhe frika është

09/16/2026 09:34
nga:L J

Kreu i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka folur nga qendra e Skënderajt në prag të verdikit të Hagës.

Ai ka thënë se shpresa për lirimin e krerëve të Hagës gjithmonë ekziston, megjithatë s’ka përjashtuar edhe frikën.

Lushtaku ka thënë se është i bindur që ata do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen në Kosovë.

“Shpresa gjithmonë ekziston. Frika është. Por jemi të bindur që ata do të shpallen të pafajshëm dhe do t’i kthehen Kosovës”, ka deklaruar Lushtaku.