Pak orë para nisjes së seancës ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.
Tubimi në kryeqytet ka nisur që nga mbrëmja e së martës, ndërsa qytetarët kanë qëndruar në sheshe gjatë gjithë natës dhe deri në orët e mëngjesit të së mërkurës.
Në seancën e sotme, kur pritet të nisë seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të mësojnë vendimin e gjykatës, pas më shumë se pesë vitesh qëndrimi në paraburgim.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00./Gazeta Blic





