Ron Raçi po vazhdon paraqitjet e mira në futbollin kroat me fanellën e Hajduk Splitit.
Mbrojtësi kosovar ishte ndër më të dalluarit në fitoren 1-0 ndaj Slaven Belupos, duke zhvilluar një ndeshje shumë të sigurt në prapavijë.
23-vjeçari u vlerësua me notën 7.4 nga Sofascore, ndërsa statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 89 pasime me 92% saktësi, katër largime të topit, katër rikuperime dhe dy duele të fituara.
Falë kësaj paraqitjeje, Raçi u përfshi edhe në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. Kjo ishte paraqitja e tij e tretë këtë sezon me Hajdukun, të gjitha si titullar.
/GazetaBlic Sport/


